Të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë kaluar në skanerin e Gardës së Republikës në hyrje të institucionit, para se të niste seanca plenare. Burime nga Garda thanë se deputetëve iu është kërkuar të kalojnë në skaner para se të hynin në sallën ku po zhvillohet seanca.
Të njëjtat burime zbuluan detaje nga kontrolli i deputetëve, ku ligjvënësve iu janë marrë telefonat dhe iu është kërkuar të heqin xhaketat. Ndërkohë, ishte deputeti demokrat, Edi Paloka, i cili zbuloi sapo nisi seanca plenare se deputetët janë kontrolluar jashtë Kuvendit. Ai deklaroi nga vendi se deputetët po trajtohen si leckë, duke shtuar se ata nuk janë terroristë