Opozita ka nisur bllokimin e rrugëve për dy orë në akset kryesore rrugore në të 12 qarqet e vendit, dhe jo vetëm pikat kyçe lidhëse të veriut dhe jugut me Tiranën siç ndodhi protestën e shkuar.

Lideri demokrat Lulzim Basha është në Elbasan, te rrethrrotullimi i Bradasheshit ku është bllokuar aksi që lidh

Juglindjen me Tiranën. Ndërsa kryetarja e LSI Monika Kryemadhi është në Durrës në rrethrrotullimin e Plepave.

Vijon protesta edhe në Shkodër, ndërsa ka tërhequr vëmendjen një nga militantët demokratë që përpos akuzave të tjera në drejtim të kryeministrit Rama, thotë se ‘është vëllai i Vuçiçit’ (Presidentit te Serbise).

Kryetari i PD-së në Gjirokastër Dasho Aliko ka debatuar me policinë në Gjirokastër, pasi efektivët i kanë kërkuar që të largojë njerëzit nga rruga. Dasho Aliko ka qenë ish-kryekomunar i Lazaratit.

Protestuesit dhe simpatizantët e opozitës së bashkuar në qytetin e Fierit kanë dalë në rrugë, ndërsa kanë bërë thirrje “Rama ik”.
Një çast protestuesit në Fier tentuan të çajnë kordonin e policisë, por më pas çdo gjë është normalizuar.

Krahas bllokimit të rrugëve, simpatizantë të opozitës kanë hapur rrugën për pak kohë duke lejuar kalimin e dy autoambulancave. Teksa simpatizantë dhe anëtarët e opozitës ishin mbledhur të për bllokimin e rrugëve, dy autoambulanca kanë rastisur duke kërkuar kalimin përmes aksit rrugor, i cili po mbahej i bllokuar nga protestuesit.

Për tensionimin e situatës në Fier mes policisë dhe protestuesve ka reaguar edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga ‘Plepat’ në Durrës.

“Protestat duhet të vazhdojnë, janë simbol i demokracisë. Cdo dhunë që policia ushtron ndaj protestuesve tregon frikë dhe panik. Cdo qëndresë tregon që protestuesit janë të vendosur në rrugën e tyre për të mos u kthyer më pas” tha Kryemadhi.

Prej orës 18:00 opozitarët kanë bllokuar rrugën edhe në Elbasan te kryqëzimi i Bradasheshit, ndërsa në një moment kanë hapur rrugën, pasi ka kaluar ambulanca. Në Elbasan ndodhet edhe Lulzim Basha në protestën e sotme.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi foli për herë të parë për ndryshimet në Kodin Penal që prezantoi sot kryeministri Edi Rama.

Një ndër pikat që do të diskutohet dhe pritet të miratohet në Kuvend, është edhe ashpërsimi i ligjit për personat që bllokojnë rrugët, siç opozita ka ndërmarrë tashmë aksionin e saj të quajtur mosbindje civile duke bllokuar të gjitha akset kryesore rrugore në Shqipëri.

E gjendur tek zona e njohur si “Plepat” në Durrës, bashkë me ish-deputetë të partisë së saj, dhe Partisë Demokratike, që bashkë me militantët bllokuan rrugën, Kryemadhi tha se “kjo është puna e tyre”, (të bllokojnë rrugët).

Ndërsa duket se nuk pati asnjë kundërshti ndaj ashpërsimit të Kodit Penal, përsakohë personat që do e pësojnë janë shqiptarët që dalin në rrugë nën organizimin e protestave politike.

Sipas Kryemadhit (në një deklaratë të pazakontë), shqiptarët do të jenë më mirë në burg, pasi në familjet e tyre i kanë apo nuk i kanë 1 dollarë për tu ushqyer.

“I pari që do hyjë në burg i bie të jetë Edi Rama, se është kapur me presh në dorë duke vjedhur, duke shfrytëzuar krimin e organizuar për të vjedhur votën.

Ne këtë punë kemi, burg më të madh se ç’kanë shqiptarët sot…e kanë apo se kanë 1 dollarë, në burg do jenë më mirë”, tha Kryemadhi.

Edhe në Gjirokastër opozita jo parlamentare dhe militantët kanë nisur bllokimin e rrugës. Ajo që bie në sy është se numri i protestuesve është i vogël sa dallon më shumë prania e forcave policore.

Në këtë qark protesta është nën drejtimin e ish-deputetit Tritan Shehu.Ata janë vendosur tek Ura e Leklit në kryqëzimin Tepelene-Gjirokastër-Përmet

Artikulli paraprakPROTESTA E OPOZITES NE SHKODER ,BLLOKOHET AKSI NACIONAL SHKODER-LEZHE
Artikulli tjetërPROTESTA NE SHKODER,DEVIJOHET KALIMI I MJETEVE NGA MJEDA