Opozita bojkot, votohet pjesërisht paketa për Bankat e Përmbarimin
Kuvendi miratoi pjesërisht paketën e ligjeve që rregullon marrëdhëniet e bankave me kredimarrësit dhe përmbarimin privat dhe shtetëror. Por në mungesë të votave, u tërhoqën nga votimi kodi civil dhe ai i procedurës civile që ndryshojnë pikërisht në nenet që lidhen me përmbarimin. Opozita bojkotoi votimin, ndërsa në seancë kaluan gjithashtu ligji i falimentit, ai për kompetencat e prefektit, për mbrojtjen e bimëve dhe prodhimin biologjik. Në të njëjtën seancë ku mungonte Sali Berisha, u vendos dhe emërimi i deputetit Fatmir Toci si sekretari i komisionit të Medias.