Opozita braktis Kuvendin, kalon ligji për energjinë e rinovueshme

Pas debateve të forta paradite, pjesa e dytë e Kuvendit kaloi pa tensione. Opozita edhe këtë të enjte nuk mori pjesë në votim ndërsa maxhoranca miratoi e vetme ligjet. Kaluan me 72 vota ligji për energjinë e rinovueshme që detyron ndërtuesit të garantojnë izolimin termik të ndërtesave që në karabina, dhe ligjin për modernizimin e asistencës sociale. Ndërsa zyra rajonale e bashkëpunimit rinor, një projekt i dakordësuar gjatë takimit të kryeministrit shqiptar në Vjenë me kancelaren Merkel dhe drejtuesit e vendeve të Ballkanit u miratua me 71 vota.

Artikulli paraprakPERGJYSMOHEN SHKARKIMET NE VAUN E DEJES.MEI:KASKADA E DRINIT NEN KONTROLL
Artikulli tjetërOBAMA:NESE TRUMP ESHTE I SUKSESSHEM,EDHE VENDI YNE ESHTE I SUKSESSHEM