Kryeministri Edi Rama po flet nga foltorja e Kuvendit, ndërsa opozita është larguar nga salla.
“Ne vijojmë me fjalën që mbeti, prania juaj nuk i shton asgjë seancës. Profesori më dha mundësi të flas për llogaridhënie publike. Nuk ka qenë e largët kur raportet ndërkombëtare kishin emra dhe mbiemra.
Kryetari vulëhumbur, një tjetër kryetar i simotrës ka qenë me emër dhe mbiemër si pengesë e progresit dhe sot kemi një raport të KE që nuk është i radhës, por dokument që mbështet hapjen e negociatave për anëtarësim pa kushte.
Opozita eksporton kodra dhe male me baltë kundër Shqipërisë. Profesori thotë se paska thënë Gjermania se pa u fut në burg Tahirin nuk ka të ardhme për Shqipërinë.
Në komisionet e bundestagut, në gjermanisht unë dëgjova ato që kam dëgjuar këtu shqip katër vite. Këta janë baba e rrenës dhe nona e shpifjes.
Një vend anëtar i peshës së Gjermanisë, nuk mund të jetë një burim budallallëqesh sikur është kjo opozitë e përfaqësuar sot.”