Pas shumë debateve të ashpra në Kuvend për çështjen Ahmetaj, ku opozita kërkoi që në rend të ditës sot të futej çështja Ahmetaj, maxhoranca duket se është tërhequr.

Konferenca e Kryetarëve vendosi që seanca për votimin e kërkesës së SPAK për dhënën e autorizimit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj të mbahet nesër.

Mësohet se seanca do të mbahet nesër në orën 10:00, ku do të ketë dy raporte për këtë çështje.

Artikulli paraprakBASHKIA MERR MASAT NË GRUDË TË RE
Artikulli tjetërURA E MESIT, ATRAKSION PËR TURISTËT