Një propozim i ri i opozitës së bashkuar, për të cilin u konsultuan kokë më kokë liderët Lulzim Basha e Monika Kryemadhi bashkë me Oerd Bylykbashin e Petrit Vasilin, pritet të diskutohet edhe në mbledhjen e sapo nisur të Këshillit Politik.

Raportohet se nuk dihet ende përmbajtja e propozimit të opozitës, por ai mund t’i cojë palët drejt marrëveshjes përfundimtare, nëse pranohet.

Ndërsa burime brenda PD-së, konfirmojnë se janë në prag të arritjes së marrëveshjes për reformën zgjedhore, pritet që propozimi i tyre i ri të diskutohet në Këshillin Politik, ku krahës palëve politike, marrin pjesë edhe ambasadorët e SHBA-ve, Yuri Kim, BE-së, Luigi Soreca, OSBE-së, Bernd Borchardt, Britanisë së Madhe, Duncan Norman.

Artikulli paraprakMBLEDHJA E KËSHILLIT POLITIK, YURI KIM DO TË JETË PJESË E TRYEZËVE MES PALËVE
Artikulli tjetërBURIME NGA PARTITË: ARRIHET DAKORDËSIA PËR ADMINISTRIMIN E ZGJEDHJEVE. PS HEQ DORË NGA DEPOLITIZIMI. ZGJEDHJET E ARDHSHME ME IDENTIFIKIM BIOMETRIK