Konfirmimi i kryetarit të Kuvendit se demarkacioni do procedohet në Kuvend në javën që po vjen, nuk ka lëkundur qëndrimet opozitare karshi kësaj marrëveshje.

Përkundrazi ato kanë paralajmëruar stopimin e saj me çdo kusht, përfshirë gazin dhe përtej gazit. Dhe në këtë qëndrim janë bashkuar te tria partitë opozitare. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi , deklaroi se do ta përdorin çdo mjet që ky ratifikim të mos ndodhë.

Ai deklaroi se nëse është nevoja do të shkojnë edhe përtej gazit lot-sjellës, por sipas tij ky ratifikim nuk do të ndodh. Selimi u shpreh i sigurt që kjo do të jetë séanca e fundit e kësaj legjislature, pasi që sic tha ai pas kësaj séance vendi do të shkojë në zgjedhje

Artikulli paraprakKAPEN 111 KLANDESTINË NË NJË KAMION, MES TYRE DHE FËMIJË 2 VJEÇ
Artikulli tjetërSULM VETËVRASËS, 140 USHTARË AFGANË TË VRARË NGA TALIBANI