Një ditë pas tubimit të 9 janarit, opozita kosovare shprehet edhe më e bindur për të vijuar rrugën e protestave deri në rënien e qeverisë.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj dhe kreu i Nismës Fatmir Limaj thanë se pjesmarrja masive në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës është tregues i qartë se populli i Kosovës nuk pranon marrëveshjen e Asocacionit më shumicë serbe dhe të Demarkacionit, por mbi të gjitha tregon sipas tyre se kjo qeveri ka humbur mbështetjen popullore…………… Demostrata në Prishtinë degjenori në dhunë dhe përleshje mes forcave të rendit dhe protestuesve, si pasojë e së cilës pati shumë të plagosur.Trupi diplomatik i akredituar në Prishtinë dënoi dhunën në kryeqytetin kosovar, duke bërë thirrje për qetësi. Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delaëie, tha se dhuna politike kërcënon demokracinë dhe gjithçka që Kosova ka arritur që nga pavarësia e saj. Edhe zyra e BE-së në Kosovë ka dënuar shkatërrimin e pronës publike dhe ka bërë thirrje për qetësi.