FLECKENSTEIN : JAM OPTIMIS PËR NJË MARRËVESHJE MES PALËVE. Deputeti i Parlamentit Evropian Knut Fleckenstein duket se e ka arritur misionin e tij në Tiranë për të “pajtuar” qeverinë me opozitën dhe për të thyer bojkotin parlamentar të demokratëve të nisur prej muajit korrik.

Takimi me liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka bërë optimist eurodeputetin për rikthimin e opozitës në Kuvend javën e ardhshme më 24 Dhjetor, që shënon edhe seancën e fundit parlamentare për këtë sesion. “Pata diskutime të mira me kreun e Parlamentit Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama ditën e djeshme, ndërsa sot ishte biseda me zotin Basha. Dhe jam mjaft optimist që kemi gjetur rrugën, që javën tjetër parlamenti të mblidhet i plotë. Vërtet shpresoj në këtë dhe jam mjaft optimist”, u shpreh eurodeputeti pas takoi për rreth 60 minuta kreun e demokratëve Lulzim Basha në selinë blu.” Bisedimet e tyre me opozitën dhe qeverinë pritet të finalizohen me nënshkrimin e marrëveshjes mes palëve, dhe pikës më të “nxhetë” që opozita përdor si argument për bojkotin e saj, dekriminalizimin e Kuvendit. Fleckenstein takimin e tij të parë, pas mbërritjes së tij në Tiranë e zhvilloi të enjten me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, e më tej me kryeministrin Edi Rama, takime të cilat në syrin e tij ishin të mira.

Artikulli paraprakMASTERPLANI PËR GAZIFIKIMIN E SHQIPËRISË
Artikulli tjetërKESHILLI I QARKUT SHKODER, GJATE 1 VITI