PD dhe LSI depozitojnë kallzim penal lidhur me rrëzimin e dekretit të presidentit Meta i cili kthente ne Kuvend ligjin “për tatimin mbi të ardhurat”.

Sipas kallzimit penal që mban datën 26 dhjetor, rrëzimi i dekretit është bërë pa kaluar 12 orë nga administrimi në kuvend dhe opozita e cilëson një akt të paprecedentë.

“Nuk ka ndodhur asnjëherë që dekreti i kreut të shtetit as të mos studiohet përsa i takon arsyes së kthimit të tij.

Ky akt i maxhorancës është një veprim i pashembullt paligjshmërie dhe arrogance që tregon degradimin e Kuvendit deri në atë nivel sa pamundëson bashkëjetesën parlamentare, e cila në vetvete është vepra më e rëndë penale që mund të konsumojë deputeti gjatë ushtrimit të mandatit të përfaqësimit që i ka dhënë populli.

Dekreti i presidentit të Republikës i datës 20 dhjetor, nuk mund të miratohej në seancë plenare të po të njëjtës ditë, për shkak se rregullorja e Kuvendit e ndalon këtë.

Duke përfshirë për diskutim dhe miratim dekretin e presidentit nr 11015, datë 20 dhjetor 2018 në seancë plenare të datës 20 dhjetor maxhoranca parlamentare i ka mohuar të drejtën kushtetuese deputetëve të opozitës që të njihen me dekretin e presidentit dhe përmbajtjen e arsyetimit që e shoqëron atë,” shkruhet në kallzimin penal.

Opozita thote se me këtë veprim janë konsumuar “Elemente të Shperdorim detyre dhe ndikim të paligjshmëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Kallzimi penal prej 7 faqesh që i është drejtuar prokurorisë së Përgjithshme, asaj të krimeve të rënda dhe prokurorisë së Tiranës mban firmën e Edmond Spahos dhe Petrit Vasilit, dy kryetarëve të grupeve parlamentare, PD e LSI.

Më 20 dhjetor deputetët socialistë vendosën ta rrëzojnë atë me 76 vota. Në një prononcim për gazetarët kreu i grupit parlamentar të LSI u shpreh atëherë se LSI e ka kundërshtuar këtë vendim duke u shprehur se janë shkelur të gjitha afatet që duhet të zbatojë shqyrtimi i dekretit.

Që nga 1 janari bizneset e mëdha do të pagujanë më pak taksa për shpërndarjen e fitimeve.

Artikulli paraprakLEZHË, SENSIBILIZIM PËR GRUAN ME KANCER
Artikulli tjetërSA SHQIPTARË JETOJNË NË ZONAT E GODITURA SOT NGA TËRMETI NË ITALI