Kur na ndajnë pak orë nga nisja e protestës së opozitës në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, e cila do kërkojë mes të tjerash dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj,
pasi preket nga ligji anti-mafia dhe vëllai i tij është i dënuar për trafik droge në Itali, ministri Xhafaj është parë paraditen e sotme të shkojë në zyrën e tij të punës.
Ne orën 09:30, teksa opozita bënte gati podiumin para zyrës se Rames, ministri Xhafaj është pare t’i drejtohet zyrës se tij, ne Ministrinë e Brendshme.
Duket se për ministrin Xhafaj është një ditë e zakonshme pune dhe i pyetur nga mediat për protestën ai nuk ka preferuar të komentojë.