Pasi firmosi në mbështetje të vettingut, kryeministri Edi Rama u kthye nga gazetarët për t’iu përgjigjur gjatë të gjitha pyetjeve.

I qetë pas deklaratës së shefes së Politikës së Jashtme të BE. Federica Mogherini, Rama përsëriti fjalët e kësaj të fundit se vettingu është bileta për hapjen e negociatave dhe se këtë nuk do e dalë askush edhe pse mund të vonohet.

Rama: Mbrëmë përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian foli troç dhe qartë.

Fillimi i zbatimit të reformës në drejtësi përmes fillimit të zbatimit të ligjit të vetting-ut përkon edhe me fillimin e negociatave për anëtarësim. Vettingun nuk e ndal dot.

Ju siguroj, nuk e ndal dot askush, sepse është një domosdoshmëri historike. Ju siguroj për këtë.Por mund të vonohet në kohë…

Me opozitën që gjendet në rrugë, shefi i qeverisë është i gatshëm të diskutojë dhe të dëgjojë çdo gjë, me përjashtim të qeverisë teknike.

Artikulli paraprakU VININ GJOBA BIZNESMENËVE, POLICIA KAP KOKAT E GRUPIT
Artikulli tjetërGJOBËVËNIA, PUBLIKOHEN EMRAT E TË ARRESTUARVE