MEDIU: NË PRITJE TË REAGIMIT TË BRUKSELIT, NE KEMI KUSHTET TONA.Opozita kërkon një marrëveshje me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, për të thyer bojkotin e parlamentit. Qëndrimi ka ardhur nga kryetari i Republikanëve Fatmir Mediu, pas takimit me kryetarin e PD Basha dhe aleatët e tjerë opozitarë.
Në lidhje me debatet për djegien e mandateve në parlament, duke qenë se prej 6 muajsh opozita nuk ka bojkotuar pjesëmarrjen në Kuvend, Mediu tha se opozita është në pritje të reagimit nga ndërkombëtarët.Opozita ka bojkotuar prej muajit korrik punimet e parlamentit, pas përplasjes fizike mes deputetit demokrat Genti Strazimiri dhe atij socialist Arben Ndoka.