Opozita shqiptare ka mbajtur gjatë kësaj të shtune ashtu sic ishte paralajmeruar protesten kunder qeverise Rama. Rreth orës 12:00 nisi marshimi i opozitës drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit. Kreu i PD-së Lulzim Basha i shoqeruar edhe nga aleatet e tij i eshte drejtuar sheshit te protestes perballe kryeministrise, ne nje marshim i cili ka zgjatur rreth 2 orë.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë fjalës së tij u shpreh se kjo proteste shenon fundin e 25 Qershorit, zgjedhjeve te manipuluara nga kjo qeveri e dale me vota te vjedhura dhe e lidhur ngushtë me krimin. Pas protestës, Basha i është drejtuar selisë së Partisë Demokratike, me nje mesazh të qartë për shqiptarët dhe demokratët se stina e protestave ka nisur deri në rrëzimin e qeverisë Rama dhe krijimin e nje qeverie Anti Mafia.

Artikulli paraprakBUSHATI FTON ADEMIN PËR BASHKËPUNIM
Artikulli tjetërPROTESTA/ FISHEKZJARRE E TYMUESE DREJT KRYEMINISTRISË GJATË FJALËS SË BASHËS