Ftesës së Kryeministrit Isa Mustafa që opozita t’i bashkohet dialogut me Serbinë, po e refuzojnë dy subjektet opozitare – Vetëvendosje dhe AAK.

“Ky dialog pa platformë dhe pa parime nuk përkrahet nga ne, sepse është një dialog që vendit i ka shkaktuar jashtëzakonisht dëme’, ka thënë Donika Kadaj-Bujupi. Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, shprehet se me këtë format të dialogut, ky subjekt opozitar nuk do të pranonte në asnjë mënyrë t’i bashkohej atij. Kryeministri Mustafa, pasi që bëri të ditur se do ta ftojë opozitën dhe shoqërinë civile për të marrë pjesë në tryezën e bisedimeve me Serbinë, është shprehur i bindur se vetëm kështu dialogu do të jetë më i mirë dhe më transparent.

Artikulli paraprakALEANCA DHE BESA DORËZUAN FIRMAT NË LSDM
Artikulli tjetërRIFORMATIMI I QEVERISË SHMANG ZGJEDHJET E PARAKOHSHME