Përfaqësuesi i 28 deputetëve nismëtarë për ndryshimet kushtetuese, Myslim Murrizi ka deklaruar se opozita parlamentare nuk tërhiqet nga kërkesa e saj për Listate e Hapura.
Sipas Murrizit opozita joparlamentare dhe mazhoranca kanë hallin e marrëveshjes së 5 qershorit por ai siguroi se opozita parlamentare nuk do të japë asnjë votë për atë marrëveshje.
Madje ai akuzoi se ishte dëshmitar i ‘kopilllëkut’ dhe tha me ironi se po të duan edhe të flejnë në Pallatin e Kongreseve.
‘’Pasi të hapim listat rishikojmë Kodin Zgjedhor që mos tjetërsojnë hajdutët votat dhe rezultatin. Kjo është kërkesa jonë. Këta bashkë le të rrinë dhe ishalla le të flejnë edhe aty. Dashuria e vjetër është e madhe. Unë jam si përfaqësues i 28 nismëtarëve. Pasi opozita parlamentare ka dhe nja 12 të pavarur.
Erdha të jem dëshmitar i kopillëqeve dhe mësova se këta kanë hallet e 5 qershorit, nuk marrin kokërr vote nga opozita parlamentare. ‘’- tha Murrizi.