Partia Demorkatike dhe aleatët e saj po prezantojnë një program të detajuar se cilat do të jenë detyrat e qeverisë tranzitore, ku në thelb mbeten sigurimi i zgjedhjeve të lira.
Të mërkurën pas takimit në selinë e LSI-së me kryetaren e kësaj partie Monika Kryemadhi, Basha i dha edhe një herë përgjigje kërkesës së aleatëve të tij të qendrës së djathtë për tu ulur në dialog me kryeministrin Edi Rama.
Lulzim Basha: Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e opozitës së bashkuar dhe të koalicionit tonë politik, koalicionit më të madh, mazhorancës së re numerike, politike dhe morale të vendit. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm për ti hapur rrugën dialogut politik që do të çojë drejt qeverisë tranzitore detyrat e të cilës do ti shpalosim nesër në 11.