Deputetët e opozitës, pasi zhvilluan një takim me disa studentë të mjekësisë, që po protestojnë jashtë Kuvendit, kërkuan që këta të fundit të futen në sallë.

Deputetët e opozitës, të cilët bllokuan foltoren, të përfaqësuar nga Zheni Gjergji, bëri thirrje që fjala e studenteve të detyrohet.

“Sapo vijmë nga një takim me një grup studentesh të mjekësisë, të cilët kërkuan që të futen në sallë, pasi kërkojnë që të mbajnë fjalën. Krijoni një grup negociatash”, tha ajo.

Në këtë situatë, Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj paralajmëroi deputetët e opozitës të mos mblidhen tek foltorja pasi do ndërhyjë Garda e Republikës.

“Garda ka ligjin e saj, që e keni votuar dhe ju. Garda nuk ka lidhje me politikën, por me detyrën e tyre”, theksoi Felaj.

Artikulli paraprakRAMA: RAJONI S’MUND TË BËHET PENG I NJË KRIZE MES KOSOVËS DHE SERBISË
Artikulli tjetërAKSIONE ANTIKANABIS NË QARKUN LEZHË