Opozita do të protestojë sot para Ministrisë së Brendshme, ku do të kërkojë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm me akuzën se ka mbrojtur vëllain e tij për të cilin opozita pretendon se ushtron aktivitet kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike.

Ndërkohë në Komisionet parlamentare të cilat kanë të parashikuara mbledhje për sot, deputetët e opozitës do të ndjekin të njëjtin skenar si të një dite më parë, do të flitet vetëm për Fatmir Xhafaj.

Të enjten deputetët e opozitës nuk do të lejojnë mbajtjen e një seance normale, ku do tentojnë bllokimin e Kuvendit.

Artikulli paraprakBURRI GJENDET I VDEKUR, DYSHIMET E POLICISË
Artikulli tjetërRESHJET NXJERRIN NGA SHTRATI LUMIN ISHËM, 8 SHTËPI NË KRUJË RREZIKOJNË PËRMBYTJEN