Bashkëkryetari i reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri përshëndeti pjesëmarrjen e opozitës jo parlamentare në tryezën e OSBE-së. “Gjithmonë gjërat e mëdha kanë arritur nga pjesëmarrja e të gjithëve. E shoh ogur të mirë pjesëmarrjen e PD-së dhe insistimi im ka qenë pjesëmarrja e të gjithëve.
Partitë opozita dhe mazhorancës do të japin votën nëse do të dakordësojmë sistemin. Fjala të merret sipas rendit që kemi vendosur këtu, është kollaj të prishësh një tavolinë, por duhet të japim shembullin tonë, në këto momente kur demokracia shqiptare ka nevojë” tha ai.