Protesta e radhës e opozitës do të jetë në 21 qershor në orën 20:00.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të kryesisë së PD, ish-grupit parlamentar dhe kolegjin e kryetarëve.
Në mbledhje mësohet se kreu i PD Lulzim Basha është shprehur se Rama na ka shpallur luftë.
“Edi Rama na ka shpallur luftë. Duhet të mbrojmë vendin dhe qytetarët, kushtetutën. Jemi në të drejtën tonë t’i përgjigjemi me çdo çmim dhe me çdo mjet. Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Është krim veçanërisht në kushtet e dekretit te presidentit”.
Mësohet se Basha ka thënë se Rama po bën grusht shteti.
“Jemi ne pune te pandërprere. Takime me qytetaret për t’u shpjeguar njerëzve se Rama po bën grusht shtetit. Është rrezik kombëtar, duhet ndalur menjëherë.
Vendi rrezikon rikthimin e vizave, izolimin, regjim represiv përmes arrestimeve”.