Kuvendi ka rrëzuar listën me emrat e propozuar për anëtarë të KLGJ dhe KLP, pasi opozita votoi kundër. Për të kaluar të gjithë emrat duhej shumicë 2/3, por opozita ashtu sikur paralajmëroi i kundërshtoi duke i rrëzuar të dyja listat në bllok.

Lista për anëtarë jo magjistratë të KLGJ mori 69 vota pro, 26 kundër dhe 1 abstenim, u rrëzua në bllok me votim të fshehtë. Edhe lista me anëtarët jo magjistratë të KLP mori 72 pro, 26 kundër dhe 0 abstenim duke pasur fatin e listës së parë. Pas rrëzimit të votimit të parë, procedura do të përsëritet në seancat e radhës së Kuvendit. 

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit Nga Avokatet Arben Vani Sokol Lamaj Nga Profesorët Erjon Muharremaj Ilir Panda Nga Shoqëria Civile Altin Hazizaj Këshilli i Lartë i Prokurorisë Nga Avokatët Kozma Jano Floreta Gjini Nga Profesorët Enejda Sema Mirela Bogdani Nga Shoqëria Civile Alfred Balla

Artikulli paraprakRREFIM – DITMIR VODINAJ
Artikulli tjetërEKZEKUTIMI MAFIOZIT GREK, INTERPOLI: VRASËSIT JANË SHQIPTARË