Rreth orës 18:00 të ditës së sotme opozita do të bllokojë për dy orë akset kryesore rrugore në të 12 qarqet e vendit, dhe jo vetëm pikat kyçe lidhëse të veriut dhe jugut me Tiranën siç ndodhi protestën e shkuar.
Në Tiranë protestuesit do të bllokojnë Sheshin Shqiponja, ndërsa në Durrës protesta do përfshijë zonën e Plepave.
Në Elbasan, te rrethrrotullimi i Bradasheshit do të bllokohet aksi që lidh Juglindjen me Tiranën.
Në zonën e Jugut do të bllokohen rruga nacionale tek Ura Mbrostar, rruga nacionale e Korçës, kryqëzimi i rrugës Përmet-Tepelenë – Gjirokastër, aksi Berat – Ura Vajgurore, dhe hyrja e superstradës Vlore- Levan.
Protestuesit nga Veriu i vendit do të grumbullohen në urën e Drinit ne hyrje Rruges Kombit, në rrugën Shkoder-Koplik, tek mbikalimi e Milotit dhe në urën në kryqëzimin Burrel – Rrëshen- Klos.
Ky është një skenar i përsëritur nga opozita, pasi edhe në datë 25 Prill, ajo bllokoi akset kryesore që lidhin veriun dhe Jugun me Tiranën. Opozita bllokoi për një orë rrugën duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve në këto akse.
Ndërsa në 11 maj opozita ka njoftuar një protestë ndërkombëtare përpara kryeministrisë, e katërta e tillë.
Rrugët që do të bllokohen
1. Qarku Kukes – Ura e Drinit ne hyrje Rruges Kombit.
2. Qarku Shkoder-Bllokimi i rruges Kryebushat
3. Qarku Lezhe – Mbikalimi Milot
4. Qarku Diber- Ura ne kryqezimin Burrel – Rreshen- Klos.
5. Qarku Durres- Plepa, ne hyrje te Autostrades
6. Qarku Tirane- Sheshi Shqiponja
7. Qarku Elbasan – Mbikalimi Bradashesh
8. Qarku Korçe – Hyrja, rruga nacionale e Korçes.
9. Qarku Gjirokaster- kryqezimi i Rruges Permet-Tepelene – Gjirokaster .
10. Qarku Fier- Rruga nacionale tek Ura Mbrostar.
11. Qarku Berat ne Ura Vajgurore, aksi Berat – Ura Vajgurore.
12. Qarku Vlore- Hyrja e superstrades Vlore- Levan