Të gjitha orat elektronike në Evropë kanë mbetur 6 minuta prapa. Dhe shkaku qëndron pas Kosovës dhe Serbisë.

Alarmi jepet nga organizmi i sistemit të energjisë së kontinentit evropian ENTSOE, i cili kërkon zgjidhje politike të menjëhershme mes dy vendeve për të shmangur problemet që po i shkaktojnë të gjithë frequencës zinxhir prej 43 operatorësh në rrjetin e transmetimeve në vendet e Evropës.

Vonesa prej 6 minutash, ka nisur që në mes të muajit Janar dhe ka goditur të gjithë zonën e ashtuquajtur të sinkronizuar. ENTSOE shpjegon se frequenca e energjisë në Evropë është 50 Herz dhe kjo është konstante dhe normale në të gjitha vendet.

Por pak javë më parë, Kosova nuk gjeneroi energji të mjaftueshme dhe Serbia, e cila ligjërisht është e detyruar të kompensojë mungesat e Kosovës për të mbajtur sistemin në gjendje stabël, nuk e bëri.

Si pasojë, ndodhi një modifikim në frequencën e elektricitetit, që solli ngadalësimin e orave të të gjithë kontinentit.

Dhe ngjarja është kaq e rëndë, saqë organizmi teknik ENTSOE kërkon më ngulm dhe urgjencë një zgjidhje politike mes dy vendeve.

Saktësohet se kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë dhe teknikëve iu deshën disa javë për të kuptuar arsyet e humbjes së orës. Sipas ekpertëve duhen disa javë që gjithçka të rikthehet në normalitet.

Artikulli paraprakKAMERA MË E SHTRENJTË NË BOTË
Artikulli tjetërPËRMBYTJET NE SHKODER, SITUATA DREJT PERMIRESIMIT. FA NË TERREN PËR SHPËRNDARJEN E USHQIMIT PËR KAFSHËT