Poet nga e gjithe Shqiperia jane mbledhur ne Lezhe per edicionin e 13 te “Ora e Muzes”, nje aktivitet i pervitshem qe organizohet nga Klubi i Letrave “Ndoc Gjetja” ne kete qytet. Ky eshte nje format qe synon te beje bashke poetet dhe leximin e poezise por edhe te stimuloje poetet e rinj. Hekuran Koka, Kryetar i Klubit te Letrave “Ndoc Gjetja” ne Lezhe tha se krahas poezise, ne kete edicion i eshte dhene rendesi edhe prozes e cila eshte sjelle ne nje liber qe eshte botuar nga vete klubi dhe qe permbledh 45 proza nga autore te ndryshem.

Poetja Alketa Gashi Fazlliu, shkrimtari Primo Shllaku apo fituesi i cmimit “Gjergj Fishta” te ketij edicioni ne poezi, Alfons Zeneli, thane se poezia eshte nje art i veshtire qe permes aktiviteteve te tilla e sjell ne vemendje, por qe shnderrohen ne oaze me rendesi kulture.

Edicioni i 13 i “Ores se Muzes” u mbajt ne Shengjin, ne nje oaz turistik qe jo vetem degjoi poezi te bukura, por nderthuri edhe peizazhin e kesaj zone te bukur qe krijonte melodi permes valeve te detit.

Artikulli paraprak“INFORMALITETI I PAGAVE, ARMIK I PENSIONEVE DHE PENSIONISTËVE”, RAMA TAKIM ME STRUKTURAT TATIMORE: PAGIMI I SIGURIMEVE SHOQËRORE, DETYRIM LIGJOR DHE MORAL
Artikulli tjetërNGA ARRESTIMI I BERISHËS TE ZGJEDHJET, DEPUTETËT E PD PROTESTË PARA PE: DREJTËSIA PO PËRDORET PËR TË GODITUR TË GJITHË DREJTUESIT E OPOZITËS