TË RINJTË E QYTETIT TË SHKODRËS AKTIVITET SENSIBILIZUES PËR MBROJTJEN E PLANETIT. Miliona vetë në botë iu bashkuan mbrëmë Orës së Tokës, duke fikur për 60 minuta dritat. Nisma që organizohet të shtunën e fundit të muajit mars synon mbrojtjen e planetit nga ndryshimet e vrullshme klimaterike.

Më shumë se 150 kryeqytete në të gjithë botën ju bashkuan Orës së Tokës, mes tyre edhe Tirana, por nuk ka ngelur pas edhe qyteti I Shkodres. Organizatarorët e Orës së tokës në Shkodër kane performuar ne rruget kryesore te qëytetit te Shkodres por duke u ndalur para bashkise se qytetit Nisma “Earth Hour” e ka zanafillën në 2007 në Sidnei dhe u propozua nga “Ëorld Ëilde Life Fund”. Dhjetëra kryeqytete të botës iu bashkuan projektit duke fikur për një orë dritat në zyrat qeveritare apo pikat turistike dhe simbolet shtetërore. Në Nju Jork të SHBA, nisma u jetësua në sheshin Times Square ndërsa dritat u fikën edhe në disa pika të tjera turistike të qytetit që kurrë nuk fle. Edhe Kulla Eifel në Paris iu bashkua Orës së Tokës, ndërsa një grup të rinjsh ambientalistë prodhuan energji të pastër përmes kërcimit. Nismës së Ëorld Ëilde Life Fund iu bashkuan rreth 150 shtete në mbarë botën dhe në mesin e simboleve që u zhytën në errësirë për 1 orë ishin edhe 30 monumente kulture të mbrojtura nga Unesko.

Artikulli paraprakPARTIA DEMOKRATIKE DENONCON TERRORIN POLICOR
Artikulli tjetërMicrosoft shpërblen programuesit shqiptarë