Vranësira të shpeshta dhe shira të dobët do të përfshijnë ekstremin verior dhe juglindor.

Sipas MeteoAlb orët e para të ditës dominohen nga kthjellime në të gjithë vendin, por në zonat malore gjatë mesditës shfaqen vranësira të lehta.

Ndërsa pasditja dhe mbrëmja lë me kthjellime rajonin jugor dhe qendror, por vranësira të shpeshta dhe shira të dobët do të përfshijnë ekstremin Verior dhe Juglindor. Ndersa orët vijuese sjellin dominim të kthjellimeve edhe në këto zona.

Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë, duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga 8°C deri në 30°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Masat ajrore të paqëndrueshme që kanë përfshirë kontinentin europian, do të kushtëzojnë vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të saj,

ku më të konsiderueshme reshjet do jenë në Ishujt Britanikë dhe Europën lindore si pasojë edhe e stuhive të erës. Ndersa kthjellime do kenë vetëm Brigjet e Egjeut dhe Gadishulli Iberik.

Artikulli paraprakMINISTRI GJERMAN PËR EVROPËN, MICHAEL ROTH MBËRRIN SOT NË TIRANË, TAKIM ME RAMËN
Artikulli tjetërNJERËZIT ME COVID E ME SIMPTOMA TË BUTA KRIJOJNË ANTITRUPA QË MUND TË ZGJASIN NJË JETË