Organet e Vetingut, 1/5 e deputetëve kërkojnë seancë të jashtëzakonshme
Partitë parlamentare i kërkojnë Metës të zhvillojë sesionin e jashtëzakonshëm në 17 qershor për organet e vettingut. Sipas një njoftimi thuhet se një e pesta e deputetëve të të gjitha grupeve parlamentare kanë kërkuar thirrjen e seancës së jashtë zakonshme. “Në bazë të nenit 74, pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 42, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, nga të gjitha Grupet Parlamentare kanë depozituar sot, me shkresën Nr. 1553 Prot, kërkesën për thirrjen e sesionit të jashtëzakonshëm ditën e shtunë, datë 17 qershor 2017, drejtuar Kryetarit të Kuvendit”