Organet e Vettingut, ONM nis shqyrtimin e 101 kandidatëve. Për 27 vende aplikuan 164 persona

Nga 164 aplikantë të cilët garuan për 27 vendet në komisionet e Vettingut, vetëm 101 kandidatë dorëzuan edhe njëherë kërkesat pranë zyrës së Avokatit të Popullit deri mesnatën e djeshme, kur edhe skadoi afati. Në ditën e dytë, ekipi i Monitoruesve Ndërkombëtarë, i përbërë nga ekspertët e krimit ekonomik dhe politik Martin Kesen, Peter Ainsëorth, Theo Jacobs, Francesco Torcolli, Giulio Venneri , Linalotta Petrelius Ndisi dhe bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë Katina Katundi, Ariola Cuca dhe Lisena Gjebrea kanë ndjekur nga afër procesin e verifikimit të dosjeve. Në deklaratën e të hënës në mbrëmje, ONM u shpreh se bazuar në eksperiencën e mëparshme dhe kushtet ligjore do të rishikojë dokumentacionin. Deri në mesin e muajit prill do të kryhet edhe një herë vlerësimi i dokumentacionit të të njëjtëve aplikantë, gjysma e të cilëve kanë marrë më 3 mars rekomandime negative nga drejtuesja e ONM, Calavera dhe ky ekip monitoruesish të huaj. Organet e Komisioneve të Vettingut do të kenë 27 anëtarë: 12 në Komisionin e Kualifikimit, 7 në Kolegjin e Apelimit, 2 komisionerë publikë dhe nga 2 zëvendësues për secilin organ. Për Kolegjin e Apelimit janë kandidatë me dokumentacion të plotë edhe emra të njohur si Albana Shtylla, Ina Rama, Shpresa Beçaj , Sokol Çomo.

Artikulli paraprakDROGA NGA SHQIPËRIA NË ITALI, EKSTRADOHET TRAFIKANTI NGA TIRANA
Artikulli tjetërKËRKOHEJ NË GJITHË EUROPËN, ARRESTOHET SHQIPTARI PAS FOTOS NE RRJETET SOCIALE