Gazetarët i bëjnë thirrje kryeministrit që të terheqë mbrapsht projektligjin për portalet online , në rast të kundër ato janë të gatshmë të përballen me të në çdo rrugë ligjore dhe demokratike.

Përveç kësaj nisme mediat online ngrejnë shqetësimin se po deskrimohen nga qeveria pasi ato duhet të paguajnë tatimin në masën 20% ndryshe nga radiontelevizionet që paguajnë 6%.

Organizatat e medias i kërkojnë qeverisë që të tërheqë projektligjet për rregullimin e medias online, pasi sipas tyre cënon lirinë e shprehjes dhe nuk rregullon problemet ekzistuese të portaleve.

Gazetarët profesionistë shprehen se pretendimi i ekzekutivit se për këtë nismëse është marrë nga shembulli nga Kroacia.

Erebara: Pr/ligjet u japin të drejtë AMA-s ose tatimeve të gjobisin dhe mbyllin median online pa një procedurë të mirëfilltë ligjore duke rritur rrezikun e censurës dhe vetëcensurës ekzistuese në median shqiptare. Që në Kroaci nuk ka asnjë ligj të ngjashëm.

Cukali: Thuhet sikur është ligji kundër shpifjes, por nuk është e vërtetë. Pra nuk ka të bëjë me shpifjen, por me kontrollin e mediave online.

Pas miratimit të ndryshimeve në ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, portalet online po përballen edhe me një tjetër problematikë, pasi duhet të paguajnë më shumë se radiotelevizionet dhe gazetat pasi nuk përfitojnë nga ulja e tarifës në 6 %.

Erebara: Media online pritet të tatohet me 20% TVSH, ndërsa televizionet kanë TVSH 6%, ndërsa gazetat e kanë zero.

Nëse qeveria nuk merr parasysh kërkesën e tyre dhe do të miratojë projektligjet, organizatat për mbrojtjen e lirisë së fjalës do të ndjekin çdo rrugë ligjore dhe demokratike për ta rrëzuar atë.

Artikulli paraprakZBULOHET KANDIDATI I DYTË PËR NË SPAK
Artikulli tjetërMETA DEKRETON RAMËN EDHE MINISTËR TË JASHTËM: RAST I VEÇANTË, SHMANGA KRIZËN