Nxënës të shkollës 9-vjecare Dëshmorët e Prishtinës iu bashkuan sot nismës së organizatës “Eko Mendje” për pastrimin e bregut të liqenit të Shkodrës. Ky territor ishte i ndotur nga mbetje të ndryshme, plastike e deri tek shishet e qelqit të cilat hidhen aty qoftë nga bizneset por edhe nga qytetarë të papërgjegjshëm.
Drejtuesi i kësaj organizate Mirsad Basha tregon se në liqen prej vitesh janë identifikuar disa prej rreziqeve më kryesore sic janë mbetjet të hedhura pa kriter duke e shndërruar në një mocal këtë hapësisë ujore.Sipas tij përgjatë këtyre viteve liqeni është keqmenaxhuar.
Për të mirëmbajtur liqenin e Shkodrës ndër vite janë investuar miliona euro me të cilat është abuzuar shprehet Mirsad Basha
Ndërkohë sipas Bashës derdhja e ujrave te zeza ne liqenin e Shkodres dhe ne lumin Buna , jo vetem ndot ekosistemin por shkakton po ashtu dhe deme te medha tek gjallesat
Pranë liqenit të Shkodrës mbetet shqetësuese gjëndja e sipërfaqeve të gjelbërta, të cilat gjatë këtyre viteve të fundit ka pasur dëmtime të mëdha.