Bashkia Pogradec do të organizojë për herë të parë ditët e humorit dhe bienalen ballkanike të karikaturës.
Aktivitetet do ti kushtohen Niko Nikollës, mjeshtrit të madh të publicistikës dhe karikaturës, kryeredaktorit më jetëgjatë të revistës “Hosteni” që bënte të qeshnin shqiptarët në komunizëm.
Synimi është ti japë një frymë pozitive karikaturës dhe humorit shqiptar si dhe një mesazh paqeje në Ballkan që gjithmonë ka qenë edhe në fokus të punëve të Nikollës.
Bujar Kapexhiu si anëtar i jurisë thotë se aktiviteti i rendit Pogradecin mes qyteteve vatër e artit komik.
Niko Nikolla mban titullin “Qytetar Nderi” i Pogradecit, Mjeshtër i Madh.
Ai drejtoi për 25 vite revistën humoristike dhe satirike shqiptare “Hosteni”, ndërsa është autor i 15 librave.