Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla pas mbledhjes së sotme në Kryesi ka thënë se është njohur me ecuirnë e procesit të ristrukturimit total të partisë për të bërë disa rregullime të cilat do të reflektohen edhe në Kodin Zgjedhor të PS.

Ai shprehet se procesi ndodhet në fazën që i paraprin Kongresit që do të zgjedhë edhe Asamblenë Kombëtare ku garanton barazinë dhe balancën gjinore, midis burrave dhe grave në këtë proces.

”Jemi njohur sot me ecurinë e procesit të ristrukturimit total të PS pas disa muajsh procesi zgjedhor i cili ka filluar me zgjedhjen e drejtuesve të rinj në qelizat bazë në çdo komunitet apo edhe në çdo fshat.

Jemi partia e parë që dhe në pjesën edhe më të madhe me partitë e tjera në Europë që kemi përqafuar idenë e bashkëdrejtimit mes vajzave dhe djemve, burrave dhe grave për një përfaqësim të barabartë.

Jemi në fazën që paraprin kongresin. Po zhvillojmë një proces transparent për Asamblenë Kombëtare që do zgjidhet nga Kongresi. Do të garantohet barazia gjinore.

PS është një parti shumë demokratike dhe ka një libër rregullash. Organizimi e ka bërë këtë parti fituese në shumë procese. Kemi synuar për të bërë disa rregullime që disa rregulla të jenë të reflektuara dhe të jenë edhe në Kodin Zgjedhor të PS.”- thotë Taulant Balla.

Artikulli paraprakINFO PLUS – 10.02.2020
Artikulli tjetërU LIRUA DISA DITË MË PARË, ARRESTOHET SËRISH VLADIMIR GJUTA! KAPET ME PISTOLETË PRANË SELISË SË PS-SË