Është organizuar për të 13-tin vit aktiviteti “Asnjë fëmijë jashtë”. Përmes këtij organizimi synohet përfshirjen e të gjithë fëmijëve në aktivitete sociale dhe kulturore në qytetin e Shkodrës por edhe më gjerë.Kastriot Faci, drejtues I “The door” thotë se aktivitetet argëtuese, sociale dhe kulturore duhet të jenë më të pranishme tek fëmijët.

Për disa orë fëmijët u argëtuan në ambjentet e teatrit “Migjeni”. Ky aktivitet është kthyer në një traditë nga organizata “The Door” dhe bashkia Shkodër, ku në fokus ka fëmijët dhe angazhimin maksimal të tyre.

 

Artikulli paraprakU DHUNUA DJE, DREJTORI I POSTËS: NUK KAM KONFLIKTE
Artikulli tjetër“BETLEHEMI I GJALLË” PËR HERË TË KATËRT NË HAJMEL