18 këngëtarë të rinj shkodran kanë lënë zhanret moderne të muzikës për të kënduar në edicionin e tretë të “Ahengut shkodran”.
E koncpetuar në një formë tjetër nga qendra kulturore “Pjetër Gaci”, këngët qytetare shkodrane u interpretuan nga brezi ri. Në fund juria e përbërë nga emrat e njohur si Bujar Qamili, Violeta Zefi, Mukades Çanga dhe Orejta Kelaj vlerësuan me çmime të para Jozefina Simonin dhe Ilsi Ademin.
Fituesit shprehën falenderimet e tyre.
Dy fituesit mes 18 konkurentëve interpretuan dy prej këngëve më të bukura qytetare siç janë “Për mu paska ken kismet” dhe “me 12-të mekame”.
Edhe këngëtarët e tjerë të rinj që morën pjesë dhe interpretuan këngët qytetare shkodrane morën vlerësimet më të mira qoftë nga juria profesioniste, organizatorët por edhe publiku që kishte mbushur oborrin e shtëpisë muze “Oso Kuka”.