Në Lezhë u organizua festa e shegës, frut ky mjaft i kultivuar në këtë zonë.Eventi kulturor i titulluar “Shega Fest”, u gërshetua me këngë e valle dhe përveç promovimit të vlerave të shegës që po pasuron gastronominë e restoranteve të zonës në panair u ekspozuan gatimet tradicionale si dhe etnografia e këtij rajoni.Ambjentalisti Jak Gjini thote se ky frut eshte gjetur ne natyre e eger ne Lezhe, por tashme edhe kultivohet duke zgjeruar perdorimin e saj.

Kreu i bashkise Lezhe, Pjerin Ndreu, foli per nevojen per ta bere shegen jo vetem pjese e perditshmerise por edhe per mbeshtetjen e nevojshme ndaj fermereve qe se fundmi kane nisur te shtojne siperfaqet.

Shega ma marre rendesi te vecante ne kuzhinat e restoranteve te Lezhes duke e perfshire ne gatime te ndryshme.

Festa e sheges ka nisur 20 vite me pare, duke u kthyer ne tradite me synimin per ta masivizuar dhe per ti dhene edhe nje tjeter identitet Lezhes

Artikulli paraprakSTRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërBASKET MESHKUJ, MEMÇAJ LARGOHET NGA VLLAZNIA