Me dhjetra të rinj shkodran patën mundësinë që të tregojnë vlerat e tyre në festivalin e poezisë së pabotueme siç e quajti organizata “Eko Mendje” këtë aktivitet kulturor.
Ky festival u zhvillua në mjediset e bibilotekës “Marin Barleti” ku të pranishëm ishin emra të njohur të artit dhe letërsisë. Shkrimtari dhe publicist Zija Vukaj është i lumtur që të rinjtë shkruajnë poezi.
POETËT E RINJ INTERPRETUAN POEZITË E TYRE
Poetët e rinj që deri tani nuk kanë patur një mundësi për të treguar talentin e tyre përmes emocionesh interpretuan poezitë që kanë shkruar vetë.
Disa prej poezive më të mira të shkruara nga të rinjtë morën kritika pozitive nga të pranishmit duke u inkurajuar për të ardhmen.