Në medresenë e vajzave “Haxhi Sheh Shamia” në Shkodër u zhvillua aktiviteti përmbyllës I vitit shkollor “Hapa që shihen, gjurmë që lihen”. Kjo ceremoni tashmë e kthyer në traditë bën bashkë, maturantët, mësues dhe prindërit çdo fund viti shkollor. Drejtori Kujtim Dervishi bëri të ditur se këtë vit kanë kryer ciklin 3 vjeçar të studimit mbi 70 maturante.

Të shumtë ishin prindërit të cilët u bënë pjesë e kësaj ceremonie diplomimi të maturantëve të medresesë “Haxhi Sheh Shamia” në Shkodër. Pjesë e aktivitetit ishin edhe përfaqësues të pushtetit lokal.

 

Artikulli paraprakMATURA, NJË GRUP NXËNËSISH PROTESTË TE MINISTRIA E ARSIMIT PËR PROVIMIN ME ZGJEDHJE: PËRSËRITJE TË TESTIT
Artikulli tjetërQYTETARËT: KOMPANITË E CELULARËVE PO NA VJEDHIN