Është realizuar në Tuz në kuadër të vitit të xhubletës Miss Malësia me veshjen tradicionale të zonës , xhubletën madheshtore të maleve tona! Një event I organizuar për të sjellë kështu edhe më të bukurën e malësisë me veshjen e xhubletës erdhi pranë spektatorëve të pranishëm me shumë hijeshi dhe bukuri tipike shqiptare. Arben Nikprealj si organizator I këtij eventi tha se për të ishte shumë emocionuese realizimi i Miss Malësia.

Ndërkohë Miss Malësia 2022 u shpreh se ishte kënaqësi dorëzimi i kurorës së Miss Malësia. Ndërsa Dita Balidemaj e cila u shpall Miss Xhubleta tha se për të ishte shumë emocionuese pjesëmarrja në këtë event. Rumina Ivezaj është vajza që mori çmimin si Xhubleta më e bukur pasi ajo mori pjesë në këtë konkurs me xhubletën e stërgjyshes së saj e cila ishte një veshje rreth 120 vjeçare.

Në Miss Malësia morën pjesë 13 vajza të veshuar me xhubletë ku disa prej këtyre xhubletave ishin qindra vjeçare duke ia shtuar edhe më shumë veçantinë këtij organizimi.

Artikulli paraprakFORMACIONI I VLLAZNISË PËR KUKËSIN
Artikulli tjetërDOM ARTUR JAKU REKTOR I SHENJTORES “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”