Festa e Shenjtit Shpjetër e organizuar në Vermosh të Kelmendit, Malësie Madhe I ka dhënë jetë dhe gjallëri këtij vendi. Kësaj festë ju bashkuan jo vetëm banorët, por edhe emigrantë të shumtë të cilët janë kthyer në vendlindjen e tyre . Famulllitari I Kelmendit, At Viktor Demaj bëri të ditur se shumë shpejt pritet që kisha e Shën Gjonit do t’i nënshtrohet një restaurimi që do të ketë një impact të rëndësishëm pozitiv në zhvillimin e turizmit.

Gjatë meshës së mbajtur nga pader Mirash Marinaj, famullitari Tuzit, u shpreh se duhet të pranojmë faktin që të gjithë jemi të ndryshëm nga njëri tjetri siç ishin edhe shenjtot, por të gjithve na bashkon një qëllim, besimi në zot.

Festa e të Shenjtit Shpjetër është kthyer tashmë në një traditë të përvitshme e cila mblodhi së bashku të gjithë banorët e fshatrave të Kelmendit.

Artikulli paraprakTË SËMURËT NË PLAZH, MJEKËT KËRKOJNË KUJDES
Artikulli tjetërQERSHORI MBYLLET ME FLUKS PUSHUESISH NË SHËNGJIN