Është organizuar edicioni i pestë i trofeut “Gilman Bakalli”. Një trofe, i cili pesë vite më parë u iniciua nga bashkëshortja e tij dhe këtë vit gjeti edhe mbështetjen e Bashkisë Shkodër dhe organizatave të tjera. Irena Bakalli, bashkëshortja e ish-pedagogut Gilman Bakalli dhe njëherësh edhe organizatore e këtij aktiviteti tregoi se kjo garë duhet të shërbejë edhe për promovimin e Shkodrës.

Alban Neziri, drejtori i sportit në Bashkinë Shkodër, u shpreh se është i nevojshëm zhvillimi sa më i shpeshtë i këtyre aktiviteteve sportive në nderim të figurave të tilla si Gilman Bakalli.

Biçikleta ishte një ndër pasionet e ish-pedagogut dhe deputetit Gilman Bakalli, i cili u nda nga jeta me 8-tetor 2016 dhe prandaj u organizua një trofe i tillë me gara çiklistike në nderim të tij.

Artikulli paraprak“TUBA FEST” NË KALANË “ROZAFA”
Artikulli tjetërVIHET NËN KONTROLL ZJARRI NË MIRDITË