Kjo është orkestra frymore e Prizrenit e krijuar vetëm dy vite më parë e cila zgjodhi qytetin e Shkodrës për të zhvilluar koncertin e parë në Shqipëri. Pjesë e repertorit ishin kompozicione shqiptare dhe të huaja.
Edon Ramadani, dirigjent i orkestrës frymore të Prizrenit shpreson që në vazhdimësi koncertet të jenë më të shpeshta në Shqipëri. Drejtori i qendrës kulturore “Pjetër Gaci” në Shkodër Dritan Mlika vlerëson ardhjen nga Kosova të orkestrës frymore të Prizrenit.
Publiku i pranishëm në kinema “Millenium” pati mundësinë të shijojë pjesët muzikore të luajtura me mjeshtëri nga orkestra frymore e Prizrenit, një qytet me lidhje të hershme artistike, kulturore e historike me Shkodrën.