Në sheshin para bashkisë Shkodër u organizua koncerti I dytë I orkestrës simfonike, kësaj here në bashkëpunim me këngëtarin Dren Abazi, shumë I dashur nga publiku shkodran dhe jo vetëm I cili përcolli emocione të shumta tek qytetarët e shumtë që ndoqën nga afër këtë concert. Këngëtari Dren Abazi tha se ky concert ka qenë një ëndërr e vjetër e cila më në fund iu realizua.

Kryebashkiaku Bardh Spahia vlerësoi organizimin e këtij eventi. Ndërkohë, drejtuesi artistic dhe dirigjenti I këtij koncerti tregojnë për këtë bashkëpunim.

Koncerti u ndoq nga qytetarë të shumtë të cilët shijuan performancat e orkestrës simfonike të qytetit dhe këngëtarit Dren Abazi.

Artikulli paraprak“LULE PËR LIBRA”, NISMA E FËMIJËVE LEZHJANË
Artikulli tjetërLUFTA NË UKRAINË, BASHKIMI EUROPIAN PROPOZON RAUND TË RI SANKSIONESH NDAJ RUSISË