Në 3 sheshe të ndryshme të Shkodrës 3 orkestra performuan si pjesë e takimit ndërkombëtar të Orkestrave Frymore, që vjen në edicionin e 4-ërt të tij. Shkodra, Durrësi dhe orkestra e Salernos në Itali, kanë performuar në rrugët e qytetit të Shkodrës në ditën e parë të këtij eventi duke përcjellë muzikën në çdo rrugë të qytetit.
Për drejtuesin e qendrës “Pjetër Gaci”, Dritan Mlika, ky aktivitetet është kthyer në traditë në Shkodër duke qënë një event i përvitshëm që largon kufijtë nëpërmjet muzikës….
Janë 6 orkestra frymore në total nga vendi, rajoni dhe Italia, të cilët do të performojnë në Shkodër në kuadër të këtij eventi i cili nga viti në vit po merr përmasa akoma më të mëdha.