Ortek në pistën e skive në Alpe, së paku tre të vdekur

 

Së paku tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një orteku në pistën e skive në Alpet Austriake në orën 12:30 të kësaj të mërkure. Ekipet e kërkimit po mundohen të gjejnë një tjetër person i cili rezulton i zhdukur. Grupi u rrëmbye nga orteku në zonën e Jochgrubenkopf në lartësinë 2450 metra. Grupi përbëhej nga 8 persona, ndërsa ende nuk dihet kombësia e asnjërit prej tyre.

Artikulli paraprakKQZ, AFAT PËR PD DERI MË 19 MARS PËR TË ANËTARËT E KZAZ-VE
Artikulli tjetërSHANTAZHONIN DJALIN E ISH-DEPUTETIT, BURG PESË TË RINJVE