Së paku gjashtë nxënës japonezë besohet se kanë vdekur, pasi janë goditur nga orteku i borës në një vendpushim.

Orteku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në pushimoren Nasu Onsen, të prefekturës Toçigi në Japoni. “Gjashtë persona janë gjetur pa shenja jete”, tha agjencia japoneze e lajmeve Kyodo. Rreth 70 njerëz, përfshirë nxënës dhe mësimdhënës nga shkolla të ndryshme, kanë qenë në zonë, në kohën e incidentit. Përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar, por po pengohen nga moti i keq.

Artikulli paraprakNDESHJA MIQËSORE, SERBËT DHE RUSËT THEREN ME THIKA
Artikulli tjetërBE-ja E TRAZUAR, BALLKANI PA VULLNET PËR INTEGRIM