Faktori ndërkombëtar vijon që ti bëjë thirrje opozitës shqiptare që të heq dorë nga kërcënimet për djegien e mandateve dhe aktet e dhunës.

Pas SHBA-së dhe BE-së, edhe Prezenca e OSBE-së në Tiranë i ka bërë apel Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim që të tërhiqen vendimi për të djegur mandatet.

OSBE, vendimin e cilëson si heqje dorë nga përgjegjësia, ndërsa këshillon fuqishëm që të mos ndërmerret asnjë përpjekje për të tronditur themelet e demokracisë përmes dhunës dhe që të mos ndryshohet procesi demokratik përmes presionit jodemokratik.

Deklarata e plotë e OSBE-së
Vendimi i deputetëve të opozitës për t’u dorëhequr nga Kuvendi minon procesin demokratik ligjvënës dhe përbën një heqje dorë nga përgjegjësia e tyre për të përfaqësuar qytetarët që i kanë votuar.

Reformat thelbësore dhe gjerësisht të mbështetura po vonohen. Prezenca e OSBE-së këshillon fuqishëm që të mos ndërmerret asnjë përpjekje për të tronditur themelet e demokracisë përmes dhunës, që të mos ndryshohet procesi demokratik përmes presionit jodemokratik.

Ata që mundësojnë dhe nxisin dhunën do të mbajnë përgjegjësi. Na vjen keq që paralajmërimet e kaq shumë miqve dhe partnerëve afatgjatë të Shqipërisë nuk u dëgjuan.

Bazuar në përkrahjen tonë të kahershme për Shqipërinë, ne bëjmë thirrje për sjellje të përgjegjshme dhe për rifillim të procesit demokratik në Kuvend, një nga arritjet e Shqipërisë demokratike moderne.

Shqipëria ka bërë përparim domethënës përgjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit, në fushën politike, ekonomike dhe shoqërore, duke lënë pas autoritarizmin. Ky përparim duhet të vijojë për të mirën e të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe jo të përmbyset në dobi të një grushti dhunuesish.

Statement by the OSCE Presence in Albania
The decision of opposition MPs to resign from the Assembly undermines the democratic law making process and represents an abdication of their responsibility to represent the citizens who voted for them. Essential and widely-supported reforms are being delayed.

The OSCE Presence strongly advises against any attempt to subvert democracy through violence, to change the democratic process through undemocratic pressure. Those who enable and promote violence will be held responsible for it. We regret that the warnings of so many friends and longstanding partners of Albania were not heard.

Based on our longstanding support for Albania, we urge responsible behaviour and a resumption of the democratic process in the Assembly, one of the achievements of modern democratic Albania.

Albania has progressed significantly over the last two decades, politically, economically and socially, leaving authoritarianism behind. This progress should be continued to the benefit of all Albanian citizens, not reversed to the benefit of a few men of violence.

Artikulli paraprakDJEGIA E MANDATEVE, BASHA: VENDIM I VËSHTIRË, POR NUK KA RRUGË TJETËR
Artikulli tjetërU KAPËN ME HEROINË DHE 2 KG KOKAINË, ARRESTOHET BANDA SHQIPTARE