Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatovic, shprehu sot shqetësimin për projektndryshimet në Kodin Penal të Shqipërisë, dhe u bëri thirrje anëtarëve të parlamentit të hedhin poshtë projektligjin që parashikon dënim me burg për shpifjen ndaj figurave publike.
“Institucionet dhe zyrtarët publikë nuk duhet të gëzojnë mbrojtje shtesë ndaj deklaratave kritike, përkundrazi ata duhet të tolerojnë një shkallë më të lartë kritike se qytetarët e zakonshëm”, tha Mijatovic. “Dënimet penale për shpifjen janë të tepruara dhe jopërpjestimore. Ato duhet të zëvendësohen me rregullime të përshtatshme në ligjin civil apo administrativ”. Nëse miratohet, propozimi i Këshillit të Ministrave do të sanksionojë dënimin me burg deri në tre vjet për “shpifje ndaj një funksionari të lartë shtetëror apo të zgjedhur”. Projektligji do të jetë për votim në parlament më 13 nëntor. “U bëj thirrje anëtarëve të parlamentit të hedhin poshtë propozimin dhe, në vend të kësaj, të marrin në konsideratë heqjen e plotë të shpifjes nga Kodi Penal”, tha Mijatovic. Më 2012, autoritetet në Shqipëri vendosën të heqin dënimin me burg për veprën e shpifjes, një vendim që u mirëprit nga Përfaqësuesja (ëëë.osce.org/fom/91144). Shqipëria duhet të refuzojë projektligjin që fut në burg për shpifje zyrtarët publikë, kështu ka deklaruar përfaqësuesja e OSBE për lirinë e medias Dunja Mijatoviç. Ajo shprehu shqetësimin dhe i bëri thirrje anëtarëve të parlamentit që të kundërshtojnë këtë projektligj që përcakton burgimin si dënim për shpifjet kundër figurave publike. “Organet dhe funksionarët publikë nuk duhet të gëzojnë mbrojtje shtesë nga fjalime kritike, ata duhet të tolerojnë në një shkallë më të madhe kritikën e qytetarëve të zakonshëm. Sanksionet penale për shpifje janë të tepërta dhe dispopocionale” tha Mijatoviç. “U bëj thirrje anëtarëve të parlamentit të refuzojë propozimin e ri” u shpreh përfaqësuesja e OSBE Mijatoviç. Ajo shton në fund se “në vitin 2012, autoritetet në Shqipëri vendosën të shfuqizojnë dënimin me burg për veprat penale të shpifjes, një vendim i cili u mirëprit.”