Në Shqipëri mendohet se gjatë regjimit komunist janë të paktën 6 mijë persona të zhdukur, trupat e të cilave pasi janë vrarë apo kanë humbur jetën në burgje nuk dihet ende se ku janë. Vitet e fundit prezanca e OSBE në Shqipëri po asiston institucionet për gjetjen e të zhdukurve dhe zhvarrosjen e tyre. Cailean Maclean (Kailin Meklin), shef i departamentit për të drejtat e njeriut të OSBE në Shqipëri thotë se janë shumë të pakta rastet e të zhdukurve në komunizëm që trajtohen nga drejtësia shqiptare, gjë e cila duhet të ndryshojë…

Çështja e gjetjes dhe zhvarrosjes së 6 mijë të zhdukurve shqiptar në komunizëm është hapi i parë dhe një çështje që i përket qeverisë shqiptare thotë përfaqësuesi i OSBE. Edhe pse kanë kaluar 31 vite që nga ndërrimi i sistemit, Maclean shprehet se shteti shqiptar ka ende kohë që të gjejë të zhdukurit për të çuar dinjetetin e tyre dhe familjeve në vend…..

Prezenace e OSBE në Shqipëri ka hapur një debat në vendin tonë lidhur me drejtësinë tranzitore mbi të kaluarën komuniste. OSBE beson se studimet akademike shqiptare mbi të kaluarën komuniste kanë informacion të kufizuar dhe se qeveria duhet të luaj rolin e saj në mënyrë që brezat e ri të jenë të ndërgjegjësuar dhe të informuar saktësisht mbi komunizmin pa e shtrembëruar historinë si dhe të bëjë të mundur gjetjen e të zhdukurve.

Artikulli paraprakLOTARIA AMERIKANE/ AMBASADA E SHBA-SË NË TIRANË JEP NJOFTIMIN: APLIKUESIT DUHET TË RUAJNË KODIN E VEÇANTË PËR…
Artikulli tjetërZV/MINISTRI: QEVERIA TË SUBVENCIONOJË EDHE PËR MISRIN